Sonte Champions, Juve,Real e Atletico në kërkim të fitores, spikat Tottenham-Bayern Mynih

1 Tetor 2019, 11:38

Rikthehet Champions League. Sonte luhen ndeshjet e dyta në grupet A,B,C dhe D. Juventusi pret në Torino Bayer Leverkusen dhe duket se nuk e ka aspak mendjen tek ndeshja e fundjavës ndaj Interit. Cristiano Ronaldo ka shënuar 26 gola në 24 duele ndaj skuadrave gjermane.”Ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre që është vetëm një pikë larg Bayernit.Higuain-Dybala dhe Ronaldo nuk mund të luajnë së bashku pasi duhet ekuilibër” deklaron tekniku Maurizio Sarri. Juvja ka një pikë në grupin D.Atletico Madrid është e pamposhtur në 6 ndeshje që ka zhvilluar në Rusi. Djemtë e Simeones luajnë në Moskë ndaj Lokomotivës vendase që e ka fituar sfidën e parë në grup. Rikthehet titullar Alvaro Morata që do formojë dyshen e sulmit me Joao Felix.

Mbrëmjen e Champions e nis Real Madrid pasi në 18:55 pret Club Brugge me synimin e vetëm tre pikët. Trajneri Zinedine Zidane nuk ka grumbulluar për këtë takim Bale dhe James ndërsa pritet shpërthimi i Hazard. Në ndeshjen tjetër të grupit A PSG luan në “ferrin” turk ndaj Galatasaray. Parisi i ka humbur të treja ndeshjet e zhvilluara në të kaluarën në Stamboll ndërsa Neymar është sërish i pezulluar.
Dueli që spikat më shumë se të tjerët është ai i grupit B mes Tottenham dhe Bayern Mynih.Të dyja ekipet do luajnë me formacionet më të mira në një kohë kur bavarezët e kanë nisur me fitore.4 nga 5 ndeshjet e fundit në Londër, Bayerni i ka fituar ndërsa ndeshja tjetër e grupit është Crvena Zvezda-Olympiacos.