Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin 'Apianon'

22 Prill, 12:56

Sonte në orën 20:45 luhet derbi i Milanos, me Interin që kërkon ta fusë në histori dhe me djallin që kërkon të shpëtojë nderin. Një fitore i shpall zikaltërit kampion për herë të 20 në Seria A, ndërsa për këtë tifozët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.