Sonte finalja e Europa League, Arsenal sfidon Chelsean për trofeun e Champions

29 Maj 2019, 11:13

Në Baku të Azerbajxhanit çdo gjë është gati për finalen e madhe të këtij edicioni të Europa League ku përballë janë ekipet londineze Chelsea e Arsenal. Duke nisur nga ora 21:00 skuadrat do të luftojnë për trofeun prestigjoz ndërsa Arsenal ka edhe një motivim më shumë pasi fitimi i Kupës e dërgon edhe në Champions.

Tek Chelsea Kante është ende në dyshim ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Në stërvitje ka pasur përplasje mes David Luiz e Higuain gjë që kë nervozuar trajnerin Maurizio Sarri i cili vlerëson dyshen sulmuese të topçinjve dhe thotë:” Finalja është shumë e rëndësishme për ne pasi duam të fitojmë një trofe”.

Nëse Kante nuk ia del vendin e tij do ta zërë Kovacic ndërsa në sulm do luajnë Hazard,Pedro e Giroud.Arsenali kurrë nuk e ka fituar Europa Leaguen por në drejtim ka një ekspert të këtij kompeticioni si Unai Emery.Skuadra është e plotë dhe titullar priten dy futbollistët me origjinë shqiptare Mustafi e Granit Xhaka. Në sulm është dyshja e frikshme Aubameyang e Lacazette.