Sonte Holandë-Angli, dueli për finalen e Ligës së Kombeve

6 Qershor 2019, 10:58

Në finalen e Ligës së Kombeve Portugalia pret fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Holandës e Anglisë ndeshje që do luhet sonte duke nisur nga ora 20:45. Në stadiumin e Guimaraes pritet një duel spektakolar mes dy emrave të mëdhenj të futbollit europian.

Trajneri i tulipanëve Koeman ka besim se Holanda mund ta mposhtë Anglinë ndërsa do luajë me formacionin më të mirë duke mos kursyer as Van Dijk e Wijnaldum fitues të freskët të Championsit.

Edhe “tre luanët” janë me grupin e plotë por sulmuesi Harry Kane mund ta nisë nga stoli. Trajneri Gareth Southgate ka besim se skuadra e tij i ka futbollistët e duhur ta fitojë Ligën e Kombeve.

Në 21 duelet e mëparshme mes Holandës dhe Anglisë kemi barazi totale me nga 6 fitore për secilin ekip ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim.