Sonte nis spektakli i Champions/ Spikat Napoli-Liverpool, në fushë edhe Barça e Inter

17 Shtator 2019, 10:27

Pritja mori fund. Sonte starton faza e grupeve e Champions League kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube. Liverpool kampioni në fuqi është i impenjuar menjëherë në një transfertë të vështirë në “San Paolo” ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Ekipet u përballën dy herë sezonin e kaluar ku e fituan nga 1-0 ndeshjen në fushën e tyre. Klopp e ka skuadrën të gatshme pasi edhe në kampionat po shkëlqen. Ai paralajmëron Napolin se ka mësuar nga viti i kaluar dhe se e njeh mjaft mirë ekipin kundërshtar. Tek Napoli dygolëshi ndaj Sampdorias mund të mos i mjaftoi Mertens. Belgu pritet t’i lërë vendin Fernando Llorentes në majën e sulmit. Trajneri Ancelotti kërkon më shumë përgjigje pozitive nga skuadra se rezultatin. Ndeshja tjetër e grupit E është Salzburg-Genk.

Grupi F është cilësuar si grupi i ferrit. Barcelona favoritja për ta fituar ka udhëtuar në Gjermani ku në “Signal Iduna Park” do përballet me Dortmundin. Lajmi i shumëpritur  është rikthimi i Messit por për argjentinasin do të vendoset vetëm sot nëse do jetë titullar.Në 14 ndeshje në grupe Barça nuk njeh humbje ndërsa pritet që talenti Ansu Fati të shkëlqejë sërish. Tek Dortmundi janë entuziastë që po përballen me katalanasit dhe duan të frenojnë Barcelonën duke dhuruar një paraqitje të mire.Interi i Contes debuton në “San Siro” ndaj Slavia Praga. Tre fitore në kampionat dhe detyrimi për ta nisur me 3 pikë edhe në Champions. Lukaku e kaloi problemin me dëmtimin dhe do formojë dyshen e sulmit me Lautaro Martinez ndërsa nga krahët Biraghi dhe Lozano mund të luajnë në vend të Asamoah e Candreva. Duhet të pedalojmë ,Interi im nuk ka limite ka thënë Conte në konferencë. Inter-Slavia starton në 18:55. Në grupin G Lyon pret Zenit dhe Benfica-Lajpcig. Ndërsa Ajax-Lille dhe Chelsea-Valencia janë ndeshjet e grupit H./ Përgatiti Andi Kapxhiu