Sonte rikthehet sfida Messi-Ronaldo, në lojë kreu i grupit G në Champions, Lazios i mjafton barazimi

8 Dhjetor 2020, 14:26

TIRANË- Në ndeshjen e parë në Torino ku Juventusi u përball me Barcelonën në fushë u pa vetëm Leo Messi ndërsa sonte rikthehet sfida më e madhe e kësaj epoke në futboll Messi kundër Ronaldos. Pasi e ka sfiduar për vite me radhë me fanellën e Real Madrid Ronaldo përballet sot me Messin si një lojtar i Juventusit dhe në lojë është vendi i parë në grupin G të Champions League. Në kampionat katalanasit po kalojnë një moment krize ndërsa trajneri Koeman ka thënë se ekipi i tij do ta mbyllë në vend të parë grupin dhe këtë mund ta bëjë edhe me një barazim.