Sonte River Plate-Boca Juniors, ja çfarë duhet të dini për finalen e Kupës Libertadores

9 Dhjetor 2018, 11:42

Pas shumë peripecive do të luhet sonte në “Satiago Bernabeu” ndeshja e dytë finale e Kupës Libertadore mes River Plate dhe Boca Juniors ku do të përcaktohet edhe fituesja e këtij kompeticioni. 

Ky 90 minutësh ishte përcaktuar fillimisht të luhej në “Municipal”, por incidentet e shkaktuara nga tifozët e River Plate detyruan CONEMBOL të vendoste që ndeshja të mos luhej në argjentinë. Kjo nuk I mjaftoi Boca-s, e cila kërkoi në CAS fitoren 3-0 në tavolinë ndaj kundërshatërëve të përbetuar, por që gjithsesi iu mohua nga gjykata më e lartë sportive. 

Vendimi për të luajtur në Spanjë do t’u sjellë të dy skuadrave 40 mln euro përfitime. Kjo pasi River Plate-Boca Juniors është një nga duelet më të vjetra në botë dhe për këtë ndeshje ka pafund interes si nga tifozët, mediat apo sponsorët.

Sa i takon përballjeve mes dy skuadrave janë luajtur gjithsej 248 ndeshje zyrtare, Boca Juniors është në avantazh me 87 fitore kundrejt 81 të River Plate, ndërsa 79 kanë përfunduar në barazime. E fundit ishte më 10 nëntor në finalen e parë e cila u mbyll me shifrat 2-2. Për t’u shpallur fitues të dy skuadrat sonte duhet të fitojnë me patjetër, pasi rregulli i golit në fushë kundërshtare nuk është i vlefshëm.

Nga shtyrja me kaq shumë ditë e ndeshjes ka përfituar Boca, e cila sonte ka rikuperuar dy futbollistë të rëndësishëm si Christian pavon dhe Pablo Perez.