Sopranoja Eva Golemi rikthehet në auditor me studentët, artistja: Shpresoj të performojmë shpejt dhe në opera!

12 Qershor 2020, 15:08

Këto ditë rikthimi në auditorë për pedagogët edhe studentët e masterit të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve kanë qenë të veçanta. Ata janë duke, punuar për diplomën në ambientet e rikonstruktuara. Nga afër takojmë sopranon Eva Golemi, e cila na rrëfen këtë rikthim si pedagoge, ku së bashku me studentin e saj, Glerson Hoxha janë duke zhvilluar prova me këngën “Non ti scordar di me”, të shkruar nga Ernesto de Curtis.