Soreca i dorëzon progres raportin Ruçit

30 Maj 2019, 11:35

Ditën e sotme ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca i dorëzoi sot progres raportin Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i delegacionit të BE-se, do të prezantojë në Komisionin e Integrimit Europian, progres raportin e Komisionit Europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë.

Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Mogherini u shpreh se 'Shqipëria është gati, negociatat të çelen sa më shpejtë! Rekomandimi ynë bazohet në çështje teknike, jo në kriza politike”. Ndërsa Hahn tha se 'Reformat duhen shpërblyer nga BE'. Kreu i Partive Popullore Evropiane,Eduard  Kukan shigjetoi opozitën duke thënë se duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit'.