Soreca i dorëzon raport-progresin Rudina Hajdarit: Rekomandim pa kushte, tejkaloni ndasitë politike

30 Maj 2019, 11:56

Kreu i delegacionit të BE-se, Luigi Soreca prezanton në Komisionin e Integrimit Europian, progres raportin e Komisionit Europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë.

Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Dje, perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u shpreh se 'Shqipëria është gati, negociatat të çelen sa më shpejtë! Rekomandimi ynë bazohet në çështje teknike, jo në kriza politike”. Ndërsa eurokomisioneri Johannes Hahn tha se 'Reformat duhen shpërblyer nga BE'. Kreu i Partive Popullore Evropiane,Eduard  Kukan shigjetoi opozitën duke thënë se duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit'.