Soreca kundër vendimit të opozitës: Duhet të riktheheni në tryezën e Këshillit Politik, 'Zgjedhorja' kusht i BE-së

6 Maj 2020, 15:12

TIRANË"Thelbësore që Këshilli Politik t'i rikthehet punës për Reformën Zgjedhore, kusht i BE-së". Është ky mesazhi i fort i ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca drejtuar opozitës jashtëparlamentare, si një përgjigje ndaj tyre për vendimin e marrë një ditë më parë në mbledhjen e aleatëve, të cilët thanë se nuk do të ulen më në tryezë dialogu pa pasur një përgjigje nga ana e mazhorancës për propozimet e bëra. 

Soreca e ka bërë të qartë që Këshilli duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur, duke rikujtuar aktorët politik se Reforma Zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.