Soreca tregon si po e përjeton situatën: Kam kënaqësinë të kem partneren time këtu, nëna ndodhet në Itali

23 Prill 2020, 18:19

Soreca tregon dhe si po e përjeton ai dhe familja e tij situatën e krijuar nga koronavirus. “Kam kënaqësinë të kem partneren time këtu, kështu që po e kalojmë këtë periudhë. Familja ime, siç e thatë, është në Itali, në Romë. Kam një nënë të moshuar dhe ajo është 84 vjeçe, pra është pjesë e kategorisë së cenueshme dhe potenciale për t’u prekur nga Covid. Ajo është jashtëzakonisht e kujdesshme”, shprehet Soreca.