Sorollatja 13 vjeçare, zotëria i habitur: U legalizuan shtëpi që nuk ekzistonin dhe e imja jo

15 Janar 2021, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2021-01-15 11:21:40

Në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zotëri nga Shqipëria e mesme që rrëfeu në emision sorollatjen 13 vjeçare për legalizimin e banesës. Ai i habitur u shpreh se janë legalizuar edhe banesa që nuk ekzistonin fare kur ai ka bërë aplikimin. Ndiqeni denoncimin e zotërisë.