Sot 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID-19

4 Gusht 2020, 16:05 | Përditesimi i fundit: 2020-08-04 17:49:46

TIRANË- Kjo e martë ka regjistruar 4 viktima dhe 130 raste të reja me COVID, tregues që situata në vendin tonë vijon të jetë e përkeqësuar. 2 viktima janë nga Tirana të moshës 85-vjeç, e ndërsa 2 të tjerët janë një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.

"Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton Ministria.