Sot 8 Mars, uron Rama: Zoti s'mund të ishte kudo prandaj bëri nënat! Kim thirrje grave: Votoni!

8 Mars 2021, 17:13

Sot shënon data 8 mars e cila njihet si dita ndërkombëtare e gruas. Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.

Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.

Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Kjo bëhet përmes organizimit të aktiviteteve nga më të ndryshmet, ndërsa vitin e kaluar në disa qytete të Shqipërisë, 8 Marsi, u shënua me protesta e marshime sensibilizuese për të drejtat dhe liritë e grave.

Në Tiranë, Korçë... Durrës gratë përcollën mesazhe emancipimi për të ardhmen. Ato marshuan rrugëve me tullumbace shumëngjyrëshe në duar. Në qendër të aktiviteteve, kanë qenë po ashtu dhe sot pritet të jenë, promovimi i barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës ndaj grave.

Si e ka zanafillën kjo ditë?

Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabriken “Triangle Shirtëaist”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.