'Sot Baba Taku nga çanta e zezë ka marrë çantën e bardhë', Braho - Gjonit: Mua më ka peshuar një popull

22 Tetor 2020, 11:45

Pasi Ralf Gjoni e përmendi gjatë fjalës së tij, e menjëhershme ka qenë përgjigjia nga deputetit Spartak Braho.

Braho tha se atë e ka peshuar një popull i tërë gjithë këto vite në Kuvend kurse Gjoni është futur rastësisht në atë sallë.

"Ralf Gjoni ka hyrë në parlament nga vrima. Unë që në 97, 23- 24 vite në Kuvend, më ka peshuar populli", tha Braho ndër të tjera.