Sot Dita e Verës, mijëra qytetarë mbushin rrugët në Elbasan! Shqetësuese situata e respektimit të masave anti COVID! Urojnë politikanët

14 Mars 2021, 15:57

14 Marsi shënon sot Ditën e  Verës, por festimet kanë nisur që një natë para ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. Elbasani është qyteti që e ka këtë festë tradicionale edhe pse Dita e Verës festohet gjerësisht thuajse në të gjithë vendin. Ky është viti i dytë që qytetarët festojë një Ditë Verë aspak të zakonshme, në karantinë dhe me orë policore për shkak të COVID.