Sot, dita ndërkombëtare e maleve...çfarë duhet të dini për Munellën e bukur

11 Dhjetor 2019, 17:40

Sot është dita ndërkombëtare e maleve .Kjo ditë është shpallur në 11 dhjetor të 2003 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB. Kur flasim për malet e Shqipërisë, na vijnë ndërmend malet si Korabi, Gramozi për shkak të lartësive të tyre që ato kanë.

Por shumë pak kemi dëgjuar për Munellën, i cili shtrihet në kufirin e rretheve të Pukës dhe Mirditës në veri të Shqipërisë me një lartësi prej 1991 metrash . Për shkak të terrenit të thyer dhe me një infrastrukturë të dobët bëhet e vështirë vizita në këtë mal.  Aty ku strehohen edhe kafshë të rralla si Rreqebulli Ballkanik, një prej specieve më të rrezikuara nga zhdukja në Europë.

Munella ende nuk është shpallur zonë e mbrojtur edhe pse është diskutuar, çka do  të siguronte zvogëlimin e presionit human ndaj popullatës së Rrëqebullit dhe rimëkëmbjen e tij.

Munella nuk është mali i vetëm që spikat për bukurinë dhe shumëllojshmërinë e kafshëve. Shqipëria është një vend i pasur me bukuri natyrore, malet kanë një shumëllojshmëri të florës dhe faunës. Kamerat kurth të vendosura në Zonat e Mbrojtura vazhdimisht kanë fiksuar disa lloje kafshësh të rralla që ndodhen në Shqipëri duke nisur nga sorkadhet, derrat e egër dhe ujqërit.