Sot do flemë një orë më shumë! Në 3 të mëngjesit, akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa... ndoshta për të fundit herë

24 Tetor 2020, 20:26

TIRANË- So ne 3 të mëngjesit do të ndërrojë ora sërish, akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa, duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët. Megjithatë mund të jetë hera e fundit që ajo do të ndryshojë. Në prill do të dimë  nëse viti 2021 do të shënojë fundit e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet. Një ndryshim që mund të shkaktojë konfuzion në nivelin e zonave kohore evropiane, i cili është ende në diskutim.