Sot dolën nga greva, naftëtaret: Reagimi i Ramës dritë jeshile, shpresojmë të mos na zhgënjejë

9 Nëntor 2020, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 11:56:13

Gratë naftëtare sot rreth orës 10 të mëngjesit knë lënë ambientet e grevës, pas 25 ditësh të ngujuara.

Pasi kanë dalë nga greva dhe janë në pritje të takimit me kryeministrin Edi Rama, takim që do ta zhvillohet ditën e sotme, ato shprehen se e morën këtë vendim prej shëndetit të tyre dhe se shpresojnë të mos dalin të zhgënjyera. Duke e quajtur reagimin e Ramës, një dritë jeshile

"E morëm këtë vendim për arsye të shëndetetit. E dyta reagimi i kryeministrit, kemi qenë për dialog, dje reagoi prapë, u ndez një dritë jeshile, shpresoj të mos na zhgënjejë prapë se po kërkojmë bukën e gojës, unë kam 13 paga të fituara me gjyq, dashtë Zoti të reagojë ashtu siç duhet. S'ka asnjë prapaskenë, hyra që ditën e parë dhe dola e fundit, shpresojmë që të dalim me një fitore, sytë dhe mendjen e kemi aty, pas gjithë kësaj sakrifice kemi përjetuar një tmerr dhe një ferr", tha një prej tyre.

Edhe një tjetër ka thënë se shpresa e tyre e vetme është kryeministri Edi Rama.

"Po është e vëtrtë 43 ditë greve dhe 26 ditë sot të ngujuara më në fund u ndez një dritë jeshile reagoi Kryeminstri do zoti dashtë i madhi zot mos të dalim të zhgënjyera shpresojmë shumë shpresa e vetme është Kryeminstri po dolëm të zhgënjyera ka hap edhe pas do mendojmë gjër atë tjëra

Nuk e di akoma nuk e kemi menduar akoma por shpresojmë të mos zhgënjehemi sic e besuam duhet të jetë dhe  i besueshëm mos na zhgënjejë", shtoi ajo.