Në Elbasan 'harrohet' pandemia, mijëra mbushin rrugët! Nuk respektohen masat anti COVID

14 Mars 2021, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2021-03-14 10:33:08

Ashtu si çdo 14 Mars edhe sot në Elbasan kremtohet Dita e Verës. Por shumë shqetësuese janë pamjet që na vijnë nga ky qytet. Ajo që vihet re është se sikur të mos ishte kohë pandemie me mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e qytetit.

Grupe njerëzit, një pjesë e mirë edhe pa maska, shihen në të gjithë qendrën e Elbasanit. Siç mund të shihni edhe në pamje situata është shumë e rrezikshme pasi distanca sociale është e pamundur të respektohet.

Edhe pse ka një shtim të patrullave për monitorimin e situatës në terren kjo duket thuajse e pamundur.