Sot filloi Ramazani me xhamitë bosh/ Imamët për Report Tv: Iftaret e teravitë në shtëpi! I lutemi Zotit të kalojë sa më shpejt COVID-i

24 Prill 2020, 18:16

TIRANE-Kjo e premte shënoi dhe ditën e parë të muajit të shenjtë të ramazanit që kremtohet nga besimtarët myslimanë. Agjërimi i këtij muaj  këtë vit vjen me një atmosferë ndryshe. Situata e vështirë me covid-19 ka prekur edhe shtëpitë e Zotit sikur janë xhamitë të cilat sot ofrojnë një panoramë të trishtë edhe pse ka trokitur muaji i shenjtë i Ramazanit. Me besimtarët të cilët prej pak javësh e kanë të pamundur të praktikojnë fenë e tyre pikërisht në këto ambiente.