Sot finalja e Conference League, Tirana qendra e futbollit evropian! Luhet Roma-Feyenoord, priten mbi 70 mijë tifozë

25 Maj 2022, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2022-05-25 15:17:02

Sot në orën 21:00 është finalja Europiane e Conference League. Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.