Sot finalja e kupës në Gjermani, spikat edhe Lazio-Milan

4 Korrik 2020, 10:38

Sot duke nisur nga ora 20:00 në Olimpiastadion të Berlinit luhet finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Mynih e Bayer Leverkusen dhe do të dorëzohet trofeu i dytë në vend. Bavarezët që fituan titullin kampion të tetin radhazi kanë uri edhe për Kupën dhe nuk duan ta falin as këtë trofe për të bërë dabëllin e trofeve në Gjermani e pse jo të tentojnë më pas edhe tripletën duke i shtuar Championsin. Hansi Flick trajneri i Bayernit e thotë i bindur se ekipi i tij do të fitojë Kupën ndërsa skuadra është e kompletuar dhe i mbetet thjesht të zgjedhë më të mirët.