Sot hapet tuneli i parë që do lidhë Tiranën dhe Durrësin te ish sheshi Shqiponja! Brenda javës hapet një tjetër nënkalim, projekti përfundon brenda 2021

15 Mars 2021, 18:57

Report tv mëson se sot gjatë mesnatës do të hapet për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin Shqiponja. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Ndërkohë mësohet se brenda kësaj jave do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë. Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.