Sot i jepet lamtumira Moikom Zeqos

20 Qershor 2020, 10:45 | Përditesimi i fundit: 2020-06-20 15:42:28

TIRANE-Sot nga ora 10.00-13.00 sipas rregullave të COVID-it do të zhvillohen homazhet në nderim të poliedrikut Moikom Zeqo në Muzeun Historik Kombëtar. Homazhet po bëhen tek atriumi jashtë Muzeut Historik Kombëtar, ku është vendosur fotografia e tij, ku njerëzit kanë vendosur sjellin kurora me lule dhe dy tablo. Të pranishëm familjarët, bashkëshortja, Lida dhe tre fëmijët, dy vajzat dhe djali.