Sot Kosova kujton 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut ku u ekzekutuan 45 burra

15 Janar 2020, 14:50

Sot Kosova ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ku më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe ekzekutuan në një luginë 45 banorë të fshatit. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të kombësisë shqiptare.

21 vjet më parë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe vranë 45 banorë të fshatit. Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe më pas i ekzekutuan në një luginë mbi fshat.