Sot, marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi, i pranishëm në takim edhe presidenti Donald Trump

4 Shtator 2020, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2020-09-04 12:23:34

Presidenti amerikan Donald Trump, do të takohet gjatë ditës së sotme me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilët do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta si edhe në një takim trepalësh.  Megjithatë nuk përcaktohet se çfarë do të nënshkruajnë.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar. Kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj për këtë çështje por veçoi se një “marrëveshje të dëmshme e të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.