Sot mbledhja e radhës për 'Zgjedhoren'! Ambasadorët e SHBA e BE takim të dytë me 4 anëtarët e Këshillit Politik

2 Qershor 2020, 18:32

TIRANE-Pasditen e sotme anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore do të takohen sërish në Pallatin e Kongreseve në përpjekje për të gjetur konsensusin për cështjet që i ndajnë, kryesorja kushti i opozitës për teknologjinë në zgjedhje. Takimi i sotëm vjen pas dështimit të afatit që palët vetë kishin vendosur për ta mbyllur brenda 31 majit.