'Sot ndjehem sportiv', i moshuari në Elbasan: Kur jam në shtëpi e kaloj mirë, laj enët

25 Prill 2020, 11:19

Të moshuarit sot në Elbasan kanë mbushur qendrën e qytetit, duke përfituar nga leja për dalje në kohë pandemie. Njëri prej tyre shprehet: "Sot ndjehem në formë sportive. Nuk ka më mirë, fizikisht dhe mendërisht. Kur qëndroj i izoluar bëj shumë aktivitete. Lexim, fiskultur, internet, pune shtëpie, laj enët. janë motive që më shtyjnë të mbaj fizikun në formë."