Sot në orën 18:00 hidhet shorti i Botërorit të Katarit, Shqipëria e Kosova mësojnë kundërshtarët

7 Dhjetor 2020, 12:23

Sot në orën 18:00 hidhet shorti i fazës kualifikuese të Botërorit të vitit 2022 ku Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe Kosova në të pestën dhe nuk përjashtohet një derbi nëse goglat e përcaktojnë. Për Shqipërinë të paktën në letër tre rivalë do të jenë më të fortë.