Sot në Report Tv sondazhi për zgjedhjet e 30 qershorit

13 Mars 2019, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2019-03-13 14:28:39

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian "GPF Inspiring Research" do te sjellë sot në orën 20:00  sondazhin  e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. 

I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin "Repolitix", është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin "Piepoli", aktualisht president i "GPF Inspiring Research".

Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi do të japë përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Në sondazh qytetarët janë pyetur gjithashtu sesi do të vepronin nëseë partitë kryesore te opozitës do të bojkotonin  zgjedhjet lokale. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës , punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës.

Bashkëpnupmi i tretë i Report Tv me Roberto Baldassarin do të japë një panoramë edhe për votën në 12 qarqet e vendit dhe projeksionin ne shkallë kombëtare. Krahas të dhënave nga instituti Italian, pjesë e emisionin do të jenë dhe analistë, të cilët do të komentojnë të dhënat dhe situatën politike në vend.