Sot nisi vaksinimi, Tomini: Do aplikohet në kushte të shëndetshme, jo te të prekurit me COVID! Këto janë efektet që mund të keni

11 Janar 2021, 17:18 | Përditesimi: 11 Janar 2021, 17:18

Shefja Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur për procesin e vaksinimit i cili ka nisur sot në vendin tonë dhe të parët që janë vaksinuar janë mjekët Najada Çomo, Tritan Kalo, Pëllumb Pipero dhe kryeministri Edi Rama.

Tomini dha se çdo vaksinë ka efektet e saj anësore, kësisoj dhe kjo kundër COVID mund të shfaqë skuqje në vendin e vaksinimit, lodhje por janë shenja afatshkurtra. Ndërkaq ajo shton se për disa persona ajo mund të mos ketë asnjë lloj shenje.

r.k./Shqiptarja.com