Mit'hat Havari, ish drejtues i Policisë së shtetit, i ftuar në studion e Report Tv, për të folur rreth asaj që kryeministri Rama e ka quajtur KÇK, ka deklaruar se kjo strukturë nuk do të funksionojë.
'Kap ç'të kapësh' ose KÇK, sipas kryeministrit Rama është grupi më i rrezikshëm në vend, duke iu referuar prokurorëve e gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe duke ditur që do të shkarkohen, shfrytëzojnë rastin dhe shkelin ligjin. Por sipas ish drejtuesit të Policisë së Shtetit, Havari, kjo strukturë është bërë edhe në vende të tjera dhe nuk ka funksionuar. Sipas tij, Shqipërisë nuk i nevojitet një strukturë e tillë pasi ka ligje demokratike.Ngaqë kam njohur edhe regjimin e shkuar, këto deklarata, apo prezantimi nismave të tilla më kujton kohën tjeter. Kjo është një propagandë. Shtetit shqiptarë funksionon me ligje të BE. Nuk mendoj se do funksionojë e kam bindje. Kam parë raste të tjera. Shqipëria nuk ka nevojë për nisma të tilla. Kemi ligje të vendeve demokratike. Kryeministri deklaroi me pompozitet se janë larguar 620 zyrtarë të korruptuar." tha Havari.
" Nuk e shohë sukse se që në 2013, nuk është punuar fare. Dhe të dalësh me 600 nënpunës të korruptuar është dicka që i rëndon shumë shoqërisë shqiptare. Vettingu ka larguar 100 e ca Prokurorë e Gjykatës. I kanë nxjerrë zbuluar dhe kanë humbur profesionin e tyre. Nesër mund të ngrihen struktura ndaj tyre që mund tu merret pasuria. " tha më pas Havari.