Sot protesta e opozitës, policia rrethim metalik kryeministrisë

16 Mars 2019, 10:07

Sot opozita e bashkuar jo parlamentare, proteston në orën 11:00 para kryeministrisë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Që në orët e para të mëngjesit janë nisur nga rrethet autobusët me simpatizantë të opozitës. Policia ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, me rreth 1600 efektivë në terren.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se protesta e nesërme do të jetë historike dhe vendimtare për t'i dhënë sipas tyre, goditjen finale Ramës për ta rrëzuar nga pushteti, por nuk dihet skenari. Thonë se e kanë lënë çdo skenar në dorë të qytetarëve.

Ashtu si edhe në protestën e një muaji më parë, Rama nuk do të jetë në zyrë, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit 'Bashkia që Duam'.

    No videos found.