Sot reshje dëbore dhe shiu, si do të jetë moti në 10 ditët e para të prillit

1 Prill 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 14:21:41

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe dëbore, por pritet që gjatë mbrëmjes në të gjithë territorin të ketë kthjellim të kushteve atmosferike.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregoi në një lidhje për Report Tv se mëngjesin e sotëm temperaturat kanë qenë -4 gradë Celcius, ndërsa nga dita e nesërme e në vazhdim të muajit pritet që të kemi rritje graduale të tyre, por nuk përjashtohet që të kemi edhe prezencë të pakët të reshjeve.