Sot shembet me eksploziv një tjetër pallat Durrës, u shkatërrua nga tërmeti

8 Dhjetor 2019, 11:29

Do të vijojë edhe ditën e sotme shembja me eksploziv, shpërthim të kontrolluar e ndërtesave që janë shkatërruar nga tërmeti, të vlerësuara nga ekspertët si të pabanueshme.

Sot në orë 13:00 pritet që të shembet pallati 5-katësh në zonën e Durrësit nga IKMT-ja. Në ditët e fundit janë shembur disa banesa me shpërthim të kontrolluar në qytetin bregdetar, ndërsa do të vijojnë edhe në Tiranë te godinat që janë shpallur të pabanueshme.

    No videos found.