Sot shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria mëson rivalët - rrezikon përballjen me Kosovën

3 Mars 2020, 12:37

Në Amsterdam duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti i Ligës së Kombeve ku edhe Shqipëria do të mësojë rivalët e saj. Janë 55 ekipe kombëtare që do të shortohen në edicionion e dytë të këtij kompeticioni ku të parin e fitoi Portugalia. 55 skuadrat janë ndarë në 4 Liga kjo  sipas renditjes në Uefa e Fifa. Shqipëria ndodhet në Ligën C,në vazon e parë të Ligës C së bashku me Greqinë,Malin e Zi dhe Gjeorgjinë që do të thotë se me këto skuadra nuk mund të përballet.

Por kuqezinjtë e Edy Rejas mund të përballen me Kosovën. Dardanaët nga Liga D këtë edicion janë ngjitur në Ligën C dhe ndodhen në vazon e dytë. Pra mund të kemi një derbi mes shqiptarëve. Rivalët e mundshëm për Shqipërinë nga vazo e dytë përveç Kosovës janë edhe Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Qipro. Në vazon e tretë kundërshtarë të mundshëm janë Estonia ,Sllovenia,Lituania dhe Luksemburgu. Ndërkaq nga vazo e katërt do të jetë një rival mes Armenisë, Azerbajxhanit,Kazakistanit dhe Moldavisë. Ekiept fituese të secilit grup në secilën Ligë do përballen me njëra-tjetrën për të përcaktuar fituesen e Ligës. Ndeshjet e fazës së grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve do luhen në muajt shtator,tetor dhe nëntor.