Sot sondazhi i katërt i Piepolit në Report Tv/ Për herë të parë shpërndarja e mandateve në nivel kombëtar dhe qarqe

17 Mars 2021, 14:15

TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sonte në mbrëmje sondazhin e katërt për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sondazhi i katërt vjen në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysëm para zgjedhjeve dhe do të transmetohet gjatë programit Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga në orën 20:55.

Ndërsa fushata zgjedhore tashmë ka nisur me ritme të larta sondazhi I mbrëmjes së sotme do të përqëndrohet më tepër mbi atë se c’mendojnë sot shqiptarët për PS nga njëra anë dhe për koalicionin opozitar nga ana tjetër. Për herë të parë instituti Piepoli në këtë sondazh sjell efektin që ka shkaktuar krijimi I koalicionit Pd-Aleanca për Ndryshim. Gjithashtu për herë të parë Instituti Piepoli do të përllogarisë dhe shpërndarjen e mandateve në nivel kombëtar dhe në nivel qarqesh nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.Edhe në këtë mbrëmje do të jetë Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto i cili do të komentojë bashkë me analistët e pranishëm në studio, detajet dhe të dhënat e sondazhit të katërt. Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.