Sot Tirana sfidon Dinamon e Tbilisit në Champions

19 Gusht 2020, 13:11

Sot është dita e madhe dhe Tirana është gati. Kampionët e Shqipërisë sfidojnë sot duke nisur nga ora 19:00 Dinamon e Tbilisit në Gjeorgji në turin e parë kualifikues të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Egbo është stërvitur dje në stadiumin ku do luhet takimi dhe futbollistët janë gati për të tentuar një kualifikim. Në kampin bardheblu ka optimizëm dhe trajneri Egbo thotë se shanset janë të barabarta për të kaluar më tej.

Sa i përket formacionit ka një dilemë në krahun e majtë të mbrojtjes pasi Erjon Hoxhallari ka probleme dëmtimi ndërsa në majën e sulmit do jetë talenti Ernest Muçi. Kjo fazë është me tek ndeshje dhe ekipi që kalon më tej mësohet sot. Nëse Tirana kualifikohet në turin e dytë të Champions do përballet me serbët e Crvena Zvezda me ndeshjen që do të luhet në kryeqytet./ Përgatiti Andi Kapxhiu