Sot u hapën parukeritë, dentistët e dyqanet në qendrat tregtare! Berberët: U çliruam, kemi shumë ngarkesë, qeveria të zgjasë fashën orare

11 Maj 2020, 15:27

Dita e sotme, 11 maj, shënon lehtësimet e reja të vendosura nga qeveria dhe hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Nga sot vendit i shtohen edhe 14 zona të reja të gjelbra, konkretisht Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje.