Sot u nda nga jeta! Ja çfarë thoshte Maks Velo në intervistën e fundit në Report Tv

7 Maj 2020, 17:37

Sot u nda nga jeta piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo. Intervistën e fundit në media ai e dha në datë 25 shkurt të këtij viti në Report Tv ku rrëfeu punën e bërë për botimin e albumit “Vizatime shqiptare 1957-2019”. Velo tregoi se nëpërmjet lëvizjeve të artit figurativ arriti që të shkojë drejt artit modern. Pak ditë pas intervistës ai u shtrua në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar.