Sot ulet avioni i parë nga Londra në aeroportin e Kukësit, Basha: Asnjë marifet nuk i mashtron kuksianët

18 Prill 2021, 12:46

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kukësit ka komentuar edhe lajmin se ditën e sotme do të ulet avioni i parë nga Londra ne aeroportin e Kukësit.

‘Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim.’- tha Basha.