Sot votimi në Kuvend për Presidentin! Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, Gjeneral Bajram Begaj do të firmoset nga deputetët si kandidatura për kreun e shtetit

4 Qershor 2022, 10:17

Ditën e sotme, në Kuvend do të votohet si president i 8 i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, aktualisht shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidenti i tetë pas pluralizmit, ndërsa i treti që vjen me karrierë ushtarake, pasi më herët e kanë mbajtur postin e kreut të shteti ish ushtarakë, si Alfrd Moisiu dhe Bujar Nishani.