Sot zgjedhjet e përgjithshme në Malin e Zi, shqiptarët synojnë dy vende në parlament

30 Gusht 2020, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2020-08-30 20:16:05

Në Malin e Zi sot po zhvillohen Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare, në të cilat garojnë edhe dy koalicione të partive shqiptare.

Më i madhi është ai me 5 parti (Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Qytetare Perspektiva), të cilat nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët të kandidatëve.