Sot zgjedhjet në Serbi, Vuçiç favorit, shqiptarët e Luginës së Preshevës të bashkuar

21 Qershor 2020, 08:16

TIRANE-Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Fillimisht zgjedhjet ishin planifikuar për t'u zhvilluar në prill, por për shkak të COVID-19 u shtynë. Rreth 7 milionë qytetarët me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur.

Favorite për të fituar është partia e drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, në vendin e dytë me diferencë shumë të madhe renditet partia e Ivica Daçiç. Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla. Vuçiç është në pushtet prej tetë vitesh. Me interes të veçantë nga shqiptarët pritet ajo që do të ndodhë në Luginën e Preshevës, teksa partitë shqiptare janë të gjitha pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.Kryeministri Edi Rama dje uroi që të ketë një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! "Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë" shkroi Rama.

    No videos found.