Sot 'Zgjedhorja'/ Ambasadorja e SHBA-së takon 3 anëtarët e Këshillit dhe Ruçin! KE: Mbylleni pa vonesa! OSBE kundër sistemit miks të depolitizimit?

28 Maj 2020, 15:11

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim pritet të takojë ditën e sotme anëtarin e fundit politik të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kim ka takuar një e nga një Damian Gjiknurin si përfaqësues i mazhorancës, Bylykbashin si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare,  Rudina Hajdarin "zërin" e opozitës së re, dhe së fundmi do takojë edhe Petrit Vasilin.