Spahia publikon rastin: Mjekët e ambulancës nuk kanë veshjen specifike për të shoqëruar të dyshuarën me Covid 19

14 Mars 2020, 21:23

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e veshjeve speciale për mjekët për të vizituat rastet e dyshuara me Covid 19 duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por dhe stafit mjekësor dhe familjarëve. Përmes një video dhe një kartele shëndetësore të plotësuar, që ish deputeti Spahia thekson se është plotësuar nga personeli mjekësore, cilësohet  se “ nuk kam veshje speciale për ta vizituar të sëmurën”.

Spahia e cilëson këtë një akt kriminal që u bëhet bluzave të bardha të cilëve përveçse rrezikojnë jetën e tyre, bëhen bartës dhe rrezik kontaminimi për kolegët dhe familjarët.