Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend, pas dënimit të Ervin Salianjit për dosjen Babale. Spahiu tha se opozita djeg karrige si shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion.
“Çdo opozitë ka mënyrën e vet për të protestuar, s’mund të paragjykohet një opozitë që ka një numër të lartë deputetësh, aq më tepër që me të drejtë apo pa të drejtë, sot ka një deputet në burg, që të gjejë mënyrën e saj për të reaguar.
Drejtësia s’ka qenë proporcionale. Në SPAK, apo prokurorinë e Tiranës, ka më dhjetëra çështje që gjykohen, subjekte politike, apo personazhe politike që akuzohen për krime me rrezikshmëri më të lartë shoqërore. Të gjej masë dënimi me burg për vepër penale me rrezik shoqëror të vogël, s’ka kryer vepra penale, s’ka pasur as pushtet.