Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me zgjehdjet në Akademinë e Shkencave duke thënë se ato janë një atentat kriminal ndaj vlerave demokratike.
Më pas Spaho ka shtuar se PD kur të vijë në pushtet do të bëj një reformim të Akademisë së Shkencve.
Fjala e plotë e Spahos:
"Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.
Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.
Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :
Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;
Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;